Aktori nga Podujeva i cili jeton në Zvicër, Ismet Shala ose siç është i njohur me emrin artistik si Isa Zuki do të luaj në filmin e producentit kroat Vjekoslav Katusi, film ky që do të konkurojë për çmimin Oskar, njofton Llapi.info.
Kjo ftesë aktorit Shala i erdhi pas roleve të tij në dy filma të më hershëm “Balkan Scam 4” dhe filmit “Someone dies tonight”, këtë e ka bërë të ditur vet Shala gjatë një interviste për Llapi.info.
“Gjatë pushimeve këtu në Kosovës më ka ardhë oferta për me marr pjesë në një film të metrazhit të shkurtë të producentit Vjekoslav Katusi. Ky film do të jetë konkurentë për cmimin Oskar”- tha Shala për Llapi.info.
Gjirimet e këtij filmi pritet të fillojnë me 1 gusht të këtij viti.
Isa Zuki ndër të tjera ka bërë të ditur edhe rrugën që ka ndjekur për të arritur deri këtu.
Fillimisht ai ka emigruar në Gjermani në vitin 1989 ku edhe ka punuar si koreograf ne “Metropol Disco” në Berlin. Për shkaqe personale në vitin 1997 është zhvendosur në Zvicër për një kohë ka punuar ndërtimtari, pastaj ka mbajtur trajnime për siguri ndaj zjarrit. Këtë punë Zuki e bën edhe tani.
“Tani punoj si “Project Lighter” (projektues i sistemeve për mbrojtje nga zjarri) në firmën “Home Technology” me pronar Martin Schainer dhe Samuel Schtiger dhe menaxher Nehat Çitakun, në Basel të Zvicrës.”-shtoi Zuki ndër të tjera.
Gjatë punës si “Project Lighter” ai ka takuar Flamur Asllanin nga Kërcova e Maqedonisë, i cili gjithashtu bën punën e njejtë me Zukin. Tashmë ata janë edhe kolegë në fushën e aktrimit.
“Me Flamurin në Maqedoni kemi marrë pjesë në filmin e parë “Balkan Scam 4”, film i Mensur Kadriut, i cili pritet të dalë në fund të këtij vitit. Në bazë të trillerit të këtij filmi jemi ftuar si musafirë në DSDS, ku Guido Kesler (aktor i Hollywood-it) nga Zvicra na ka propozuar t’i bashkangjitemi filmit “Someone dies tonight” dhe u dakorduam edhe me producentin Katusin që së bashku me Flamurin të jemi pjesë e këtij filmi”- tha Zuki.
Zuki në këtë film do të luaj përkrah aktorëve të Holliwood-it, Guido Kessler, Erick Robert, Costas Mandylor, Maik Van Epple, Claudiu Wotan Möhring, Raymond, Angelo Borer, Roni Lepej e të tjerë.
Për fund, Isak Shala ka dashur të ndaj me publikun domethënien e emrit të tij artistik Isa Zuki. Sipas tij Zuki në gjermanisht theksohet si “Cuki”, dhe që i vogel nëna e tij e thrriste atë me këtë emër, prandaj për këtë shkak ai ka vendosur që në shenjë nderimi për nënën e tij ta mbajë këtë pseodonim./Llapi.info