Sot, rreth orës 10:30 një veturë e ka shkelur një fëmijë në qendër të qytetit të Podujevës dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Shoferi i cili ka goditur fëmijën në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, sipas dëshmitarëve nuk ësht ndalur fare të interesohet për gjendjen e fmëijës, por ka ikur menjëherë nga aty, transmeton Indeksonline.
Sipas dëshmitarëve, fëmija është dërguar për trajtim në spital, derisa policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po mbledh informacione për veturën.
Zëdhënësja e Policisë në Podujevë, Antigona Çitaku ka thënë për Indeksonline se sot rreth orës 10:42 policia ka pranuar një informatë se në rrugën “Zahir Pajaziti” përballë postës një veturë e ka godit një fëmijë që ka qenë me biçikletë.
“Policia pas 2-3 minutash ka dal në vendin e ngjarjes, është informuar edhe ambulanca e cila ka ardh menjëherë dhe i ka dhënë tretmanin fëmijës, i cili është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë ajo.
Sipas Çitakut, vetura që e ka godit ka ik nga vendi i ngjarjes mirëpo, sipas dëshmitarëve dyshohet se personi që ka godit fëmijën ka qenë femër.