Me moton “Ti je pjesë e atdheut”, Ministria e Diasporës ka filluar sot fushatën për e regjistrimit të Diasporës, në komunën e Podujevës, njofton Llapi.info.
Sipas, Xhevdet Fazliut, regjistrues i Diasporës, kjo fushatë do të zgjasës deri në fund të muajit shtator.
“Për fillim ka interesim të bashkëatdhetarëve, është dita e parë e kësaj fushate mirëpo po shihet që ka intersim. Ky është projekt dy mujor me mundësi vazhdimi”- tha Fazliu për Llapi.info.
Fazliu ndër të tjera bëri të ditur se në qytetin e Podujevës janë 3 pika ku diaspora mund të regjistrohen. Pika e parë është në Qendrën e Regjistrimit, pika tjetër është në Komunën e Podujevës dhe pika e tretë është në parkun e qytetit.
Përpos këtyre, disapora e ka edhe mundësinë e regjistrimit online e cila bëhet përmes uebfaqes së Ministrisë së Diasporës.
Fazliu u bënë thirrje të gjithë bashkëatdhetarëve që të regjistrohen pasi që Ministria e Diasporës po u jep mundësi të ndryshme të regjistrimit si atë online dhe me ekipet mobile.
Kjo fushatë do të zgjasë për një periudhë dy mujore me aktivitete te ndryshme në gjithë territorin e Kosovës, ku bashkatdhetarët që vizitojnë Kosovën do të kenë mundësin që në ekipet mobile nëpër qytetet e Kosovës të regjistrohen./Llapi.info