Këshilltari komunal nga radhët e AAK-së në Podujevë, Nexhat Llumnica, përmes një komunikate për media kanë kritikuar qeverisjen lokale në Podujevë, transmeton Llapi.info.
Këto kritika kanë të bëjnë me arsimin, ekonominë, jetën kulturore, e çështje tjera.
Po ju përcjellim komunikatën e plotë të AAK-së:
“Nexhat Llumnica AAK·
Qeverisja lokale në Podujevë sikur nuk ka fare program qeverisjes vetëm se ka mesuar njejt të qeverisë ne të gjithë kohën prej nga pas lufta.
Arsimi është në një gjendje të mjerueshme.
Ekonomia karakterizohet me anarki e korrupsion.
Jeta kulturore e shpirtërore e qytetarit karakterizohet me një degradim të plotë moral, e kështu me radhë.
Bujqësi dhe blegtori ka shumë pak subvencione,qe do të mund ta zbusinin papunësinë,por kjo nuk ndodh për arsye përsonale,përfituese të kryetarit të komunës dhe stafit të tij.
Si pasojë e kësaj gjendjeje ne sot kemi një zhgënjim të qytetarit jo vetëm në këtë apo atë drejtori , por në qeverisjen në përgjithësi.
Ne AAK-ja në Podujevë konsiderojm se ky besim i humbur i qytetarit mund dhe duhet të kthehet,dhe ai kthehet vetëm duke e marrë përgjegjësi për shpenzimet e paras publike,të krijojmë mundesi dhe hapsiren për investime e punësime .
Në pjesën e veprimtarisë sonë në jetën shoqërore, në angazhimin tonë për përmirësimin e jetës së qytetarit, AAK do të përqendrohet:
– ekonomi,
– arsim,
– shëndetësi,
-bujqësi dhe blegtori
-urbanizim,
– çështje sociale
– mbrojtje të ambientit
-kultur rini dhe sport
Për secilën nga këto çështje, AAK në Podujevë ka krijuar grupe punuese të ekspertëve dhe po harton platforma të veçanta.”