Në nderim të mërgimtarëve, nesër në Podujevë, Ministria e Diasporës do të organizojë një sërë aktivitetesh nga fusha të ndryshme.
Me moton “Ti je pjesë e atdheut” që nga ora 11:00 dita e nesërme do të filloj me një Ekspozitë të pikturave, e cila do të mbahet në parkun e qyteit afër Bibliotekës, transmeton Llapi.info.
Falenderimi ndaj mërgimtarëve sipas kalendarit të aktiviteteve të Diasporës do të vazhdojë me një Ekspozitë artizanale, vizitë në memorialin “Zahir Pajaziti”, vizitë në memorialin “Baza e parë e UÇK- së”dhe koncert me kitarë në parkun e qytetit.
Këto aktivitete mirënjohëse ndaj Diasporës do të përfundojnë më 5 gusht me një aktivitet nga fusha e futbollit që do të mbahet në stadiumin e qytetit nga ora 17:00./Llapi.info