Rrjeti i Organizatave Joqeveritare Lokale “Demokracia Fillon Këtu” në Podujevë, përmes një postimi në Facebook ka reaguar kundër kërkesave të Sindikatës së Arsimit në Podujevë, e cila dje përmes një konference për medie tha se kundërshton testin për mësimdhënës, transmeton Llapi.info.

OJQ “Demokracia Fillon Këtu” në reagimin e saj thekson se frika nga testimi i mësimdhënësve e shfaqur nga Sindikata e Arsimit të Podujevës është shqëtësuese.

 

Më poshtë ju sjellim të plotë reagimin e OJQ- ve Lokale “Demokracia Fillon Këtu”:

Frika nga testimi i nivelit të njohurive për mësimdhënie, e shfaqur sot nga Sindikata e mësimdhënësve nga Komuna e Podujeves, është shumë shqetësuese dhe tregon jokompetencën profesionale të tyre.

Pse po frigohen mësimdhënësit nësë janë kompetent për detyrën e shenjët që kanë edukimin e brëzave të rinjë? Si nuk turpërohen para nxënësve të tyre qe kan disa teste me radhë para se ti vazhdojnë studimet? Sepse janë një numër i madhë mësimdhënësve që nuk kanë njohuri dhe mbajnë vendet e tyre të punës për shkak se partia në pushtet i ka vendosur aty.

Rezultati i suksesit të arritur në vitin që shkoi me note mesatare vetëm 2.24 për nxënësit e shkollave të mesme, tregon më së miri pse duhet të testohen dhe ritestohen mësimdhënësit në komunën e Podujevës dhe jo vetëm në këtë komunë por në tërë vendin.

Skandalet e panumërta në punësimin, emrimin e drejtorëve mungesën e menaxhimit në shkolla, dështimi i nxënësve për rexhistrim në fakultete për shkak të njohurive të pakta, janë vetëm disa nga arsyet pse gjithsesi duhet të ritestohen vazhdimisht mësimdhënësit. Sindikata duhet të kërkojë korrektësi gjatë testimit të mësimdhënësve por asesi të mos testohen. Sindikata e mësimdhënësve te podujevës duhet të ketë përgjigje si është e mundur që në arsim si mësimdhënës të punësohen deri në 5 anëtar të një famije siç është rasti i familjës ISLAMI, vetëm pse janë të dëgjueshëm të kryetrit Agim Veliu.

I bëjmë thirrje Ministrisë së arsimit të bëjë maksimumin për të siguruar një process të rregullt dhe shumë strikt për vlerësimin e njohurive të mësimdhënësve sepse nuk bënë të jesh i mëshirshëm për disa mësimdhënës jo kompetent duke sakrifikuar gjenerata të tëra të rinjësh, duke i nxjerr analfabet dhe të pa përgatitur për sfidat e jetës./Llapi.info