Klubi Futbollistik KF Llapi, ka bërë transferimin e radhës.
Nazif Mulaku që nga dita e djeshme i ka dhënë fund aventurës së tij në Klubin Futbollistik Vëllaznimi. Ai edhe zyrtarisht është pjesë e bardh e kaltërve nga Podujeva, transmeton Llapi.info.
Konfirmimi për transferimin e sulmuesit Nazif Mulaku ka ardhur nga trajneri i Llapit Tahir Batatina, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook i ka uruar mirëseardhje në Llap.
“ Nazif Mulaku nga sot është pjesë e F.C. “LLAPI” , Mulaku së fundi ishte pjesë e FC Vëllaznimit, i urojmë mirë se ardhje ne familjen e madhe”, ka shkruar Batatina në Facebook.
Mulaku para se të transferohej tek Vëllaznimi ishte pjesë e ekipit të FC Vushtrrisë dhe një kohë ishte në prova edhe në ekipet turke Manisaspor dhe Turgutlli. /Llapi.info