Vëllai i Armela Segashit nga Podujeva e cila humbi jetën nga sulmi që ndodhi të premtën në një qendër tregtare të Mynihut, Arbnor Segashi, ka falenderuar të gjitha ata që po i qëndrojnë pranë familjës së tij në këto ditë të vështira, transmeton Llapi.info.
Segashi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se ai dhe familja e tij i falenderojnë të gjithë ata që po solidarizohen me dhimbjen e familjes së tyre, mirëpo përkundër kësaj ai ka shkruar që të ndalen donacionet dhe të injorohen apelimet për ndihmë që vinë në emër të familjes së tyre.
“Kërkoj nga ju që të injoroni thirrjet për ndihmë
Unë do të doja t’ju falenderoja secilin për përpjekjet për të na ndihmuar,që dëshironi të na ndihmoni e që keni ndihmuar deri tani.
Një shumë e madhe e këtyre donacioneve do të shkojë për fëmijët nevojtarë
Ju lutem t’i ndalni donacionet.
Me kemi mjete financiare për të transportuar motrën në shtëpi për varrim
Unë e di që ju dëshironi të na mbështetsni dhe t’a bënë këtë më të lehtë për ne mirëpo as paratë e botës nuk na ndihmojnë neve tani.
Ne kemi nevojë për ju
Për dhembëshurinë dhe forcën tuaj
Motra ime do t’a donte këtë
Ju falenderoj për mirëkuptim”- ka shkruar Segashi./Llapi.info