KF Llapi ka bërë gati planet për krijimin e një skuadre të re. Këto plane parashohin ndryshime edhe në fortmacionin e bardh e kaltërve.
Me disa përforcime të reja dhe largimin e disa lojtarëve nga skuadra, Tahir Batatina sezonin e ardhshëm futbollistik do ta zhvilloj me emra të rinjë në ekip.
Motivimi nga përforcimet e reja si dhe renovimi i Stadiumit “Zahir Pajaziti” pritet që Llapi këtë sezon të mos jetë kafshatë e lehtë për kundërshtarët e saj.
Që porta e Avdylit të jetë sa më e sigurtë, trajneri Tahir Batatina pritet se do të luaj me mbrojtësit Gjiorgjevski, Jashari, idrizi dhe Statovci.
Mesfushor defanziv pritet të luaj Shaqiri kurse më të avancuar Krasniqi, Karabegu, Namani dhe Emini.
Sulmin e skuadrës së Llapit pritet t’a udhëheqë sulmuesi Hyseni./Llapi.info