Llapi ka bërë transferin e radhës. Pas një sërë transferimeve, ekipi nga Podujeva ka transferuar edhe një sulmues. Fjala është për Florim Bërbatovcin.
“Florim Bërbatovci është transferi i radhës” shkruan në faqen zyrtare të KF Llapit ku edhe është bërë zyrtare ky transfer, transmeton Llapi.info.
Sulmuesi Bërbatovci ka nënshkruar kontratë një vjeqare me Klubin Futbollistik të Llapit. Ai sezonin e kaluar ka luajtur për Lirinë.
Deri më tani ky është transferi i 11-të i bardhë e kaltërve nga Podujeva./Llapi.info