Njërës nga tre shqiptarët e vrarë në sulmin terrorist në Munih të Gjermanisë Armela Segashit, sot i është dhënë lamtumira e fundit, njofton Llapi.info.
Përveç mijëra qytetarëve e miqëve të familjes Segashi në varrimin e Armelës mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu.
Armela u varros në varrezat e qytetit të Podujevë, përkatësisht te Hekurudha.
Ndërsa sot gjatë ditës është varros edhe Dijamant Zabërgja, ndërsa Sabina Sulaj viktima tjetër e këtij sulmi do varroset në Gjermani atje edhe ku ka ndodh sulmi./Llapi.info