Arban Abrashi, ministri i Mirëqenies Sociale ka thënë se mbi 300 punëtorë kanë nisur angazhimin në fabrikën e përpunimit të perimeve në Podujevë.
Abrashi ka treguar se edhe qindra punëtorë të tjerë pritet ta fillojnë punën.
Ky është postimi i plotë i Abrashit në Facebook.
Mbrëmë, gjatë vizitës në fabrikën, takova njerëz të bizneseve e projekteve të mëdha, shtetas gjerman, që kishin ardhur të shohin fabrikën, kushtet e investimeve si dhe të bërit biznes në Kosovë.
Atyre u shpjegova mundësitë dhe biseduam për një sërë projektesh që nënkuptojnë mijëra vende të reja pune.
Jam i sigurt që investimet tani po krijojnë rrethana të reja dhe po nxisin zhvillimin e vendit, prandaj në funksion të kësaj, jam në dispozicion 24 orësh që ta promovojë vendin dhe projektet strategjike.