Dy persona janë lënduar mbrëmë në një kafiteri në Podujevë.
Sipas raportit 24- orësh të Policisë së Kosovës, dy persona meshkuj kanë marrë lëndime të lehta trupore pas sulmit të mbrëmshëm me koktej molotovi nga persona të pa identifikuar drejt një kafiterie.
Llapi.info merr vesh se këta persona janë lënduar në një kafiteri ku po performonin anëtarët e grupit “One Records” Kida, Mozzik dhe Getinjo.
Nuk ka pasur të shtëna me armë. Të lënduarit sipas policisë pas trajtimit mjekësorë janë liruar./Llapi.info