Organizata Jo Qeveritare “Veprimet Tona” ka reaguar kundër Kryetariot të Podujevës Agim Veliu.

Kjo organizatë në reagimin e saj kërkon nga Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu që të kërkoj falje publike për deklaratat e bëra ndaj Drejtorit Ekzekutiv të Rrjetit të OJQ-ve lokale “Demokracia Fillon Këtu” Shemsi Jashari, njofton Llapi.info

Përveq kësaj në reagimin e bërë nga “ Veprimet Tona” gjithashtu thuhet se kjo organizatë do të kërkoj edhe nga Prokuroria e Shtetit që të filloj hetimet për keqpërdorimet që po ndodhin në Komunën e Podujevës./Llapi.info

Ja reagimi i plotë i OJQ “Veprimet Tona”:

Duke parë me shqetësim deklaratat që sot më dt.29.07.2016, të kryetarit të komunës së Podujevës Agim Veliu bërë para medieve ndaj drejtorit ekzekutiv të Rrjetit të OJQ-ve lokale “Demokracia Fillon Këtu” z. Shemsi Jashari, kërkojmë nga zotri Veliu të kërkojë falje publike për fyerjen që ai e ka bërë.
OJQ “Veprimet Tona” si pjesë e Rrjetit “DFK”, shpreh përkrahjen për z. Shemsi Jashari dhe njëkohësisht kërkojmë nga prokuroria e shtetit që të fillojë hetimet URGJENTISHT për të gjeturat e publikuara për keqpërdorimet që po ndodhin në komunën e Podujevës.
Gjithashtu i bëjmë me dije z.Veliu si kryetar i komunës së Podujevës se ne nuk do të ndalemi t’i bëjmë publike të gjitha keqpërdorimet që po bëhen në komunë, sikur që po të kishte do t’I përgëzonim për punën e mire – nëse do të bëhej, e që fatkeqësisht të mirat mungojnë.
OJQ “Veprimet Tona”, I bëjmë thirrje Rrjetit të organizatave të shoqërisë civile CIVIKOS të shfrytezojë autoritetin e vet në Këshillin për bashkëpunim mes shoqeris civile dhe qeverisë, që raste të tilla të fyerjeve dhe “kërcënimeve”, most ë ndodhin.