Po vazhdojnë pritjet në pikat kufitare për diasporën shqiptare që është duke ardhur në Kosovë.
Gjatë ditës së sotme ka pasur kolona të gjata te Dheu i Bardhe dhe në Merdare.
Dhe një gjë e tillë ende është duke vazhduar në pikën kufitare në Merdare, sipas një lexuesi të Koha.netit që ka dërguar foto të gjendjes momentale në këtë pikë kufitare.