Mbrëmë portali informativ “Llapi.info” kishte raportuar për gjendjen e vështirë të familjes Mehana nga Lladovci i Podujevës, familje kjo e cila kishte vajzën e sëmurë që nga lindja dhe e cila kishte nevoj për një karrocë. Sot Handikos ka vizituar këtë familje dhe ka dhuruar karrocën për vajzën.

Pas raportimit të portalit informativ “Llapi.info” për nevojën urgjente që kishte familja Mehana për një karrocë për vajzën e tyre, në adresë të portalit janë interesuar disa njerëz të vullnetit të mirë për të ndihmuar këtë vajzë. Por, karrocat të cilat ata kishin mundësi ti ofronin për Fabiolën nuk ishin të përshtatshme. Kështuqë, Handikos ka vizituar sot familjen dhe u ka dorëzuar karrocën e nevojshme.

11081227_2008926065912983_2728607138156894028_n
Handikos në Podujevë përmes reagimit të tij e fajson portalin “Llapi.info”, i cili sipas tyre nuk është dashur ta fajsojë komunën e Podujevës që nuk i ka ndihmuar kësaj familje, duke thënë që personat me aftësi të kufizuar karrocat dhe mjetet tjera duhet ti kërkojnë tek Handikos dhe jo në komunë osë insitucione tjera. E, në këtë rast po të mos e kishte ndihmuar komuna Handikosin me mjete financiare, karroca nuk do mund të sigurohej.

“Llapi.info” ka raportuar për të gjitha ato që ka treguar i zoti i kësaj shtëpie, Nazmi Mehana, pa shtuar asnjë gjë tjetër veq asaj qka është thënë nga Mehana, i cili ka treguar për padrejtësit e shumta që janë bërë nga komuna e Podujevës, duke e refuzuar kërkesën e tyre për ndërtimin e shtëpisë, madje, komuna dy herë rradhazi e kishte anuluar vendimin për ndërtimin e shtëpisë pasi që e kishte aprovuar kërkesën e Nazmi Mehanës.

Lajmi i portalit “Llapi.info” për gjendjen e kësaj familje bëri që të reagoj Handikos në Podujevë dhe të siguroj karrocën.

Presim që edhe komuna e Podujevës të reagojë dhe të veproj duke u ndërtuar shtëpinë për të cilën u kanë premtuar që moti. /llapi.info

Mund ta lexoni reagimin e Handikos në Podujevë:

REAGIM per lajmin e publikuar ne portalin LlapiINFO:
Zyrataret e HandiKOS ne Podujeve sot vizituan familjen e F.Mehana ne fshatin Lladofc e cila si rast ishte ber lajm ne portalin llapi.info per munges karroce. Per hir te informimit te drejt kemi obligim te sqarojm se Komuna e Podujeves perkrah HandiKOS-in ne aspektin financiar dhe I ndihmon per te krijuar lidhje me donator te ndryshem ne menyre qe te merret me rastet e femijeve dhe Personave me Aftesi te Kufizuara ne ter teritorin e Podujeves. Rastit ne fjal HandiKos ne Podujeve me date 02.09.2014 i ka dhuruar nje karroc (shetitore ) per femij donacion nga Austria e cila ka qen ne gjendje te rregull por tash kishte demtime serioze.Kete familje edhe ne disa raste tjera HandiKOS e ka perkrahur financiarisht permes donatorve, perveç kesaj familja ka edhe nje karroc qe nuk e perdor fare qe eshte e pershtatshme per Persona me Aftesi te Kufizuara. perkunder kesaj per hir te femijes HandiKOS do ta dhuroj edhe nje karroce speciale per F.Mehana e cila eshte e paraqitur ne keto foto.Ju bejme thierrje te gjithe Personat me Aftesi te Kufizuara qe mjetet ortopedike si:Karroca, Paterica,etj ti kerkojne ne HandiKos-Podujeve dhe jo ne Komune apo instutuciione tjera.Reagim per lajmin ne: Llapi.info