Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 13:40 në udhëkryqin e rrugëve “Skënderbeu” dhe “Hakif Zejnullahu” në Podujevë, njofton Llapi.info.

Lajmin për aksidentin e ka konfirmuar Zyrtarja për Informim e Stacionit Policor në Podujevë, Antigona Çitaku, e cila ndër të tjera tha se 5 nga të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Rreth orës 13:40 është raportuar për një aksident trafiku në udhëkryqin në fjalë. Në këtë aksident janë të përfshira tri vetura dhe si pasojë kanë mbetur 7 persona të lënduar, 5 prej tyre janë dërguar në QKUK, ndërsa 2 të tjerë po trajtohen në Qendrën Emergjente në Podujevë” tha Çitaku për Llapi.info./Llapi.info
foto4
foto1
foto2
foto3