Policia e Kosovës në Podujevë ka raportuar se gjatë 24 orëshit të kaluar janë raportuar 5 raste dhe janë shqiptuar gjithsej 18 gjoba.
Sipas këti raporti të gjitha gjobat që janë shqiptuar janë gjoba komunikacioni. Kurse rastet tjera sipas PK- së janë disa vjedhje dhe dhunë në familje.
Dhuna në familje ka ndodhur në fshatin Merdar të Podujevës. Burri ka goditur gruan e tij me shuplakë ndërsa pas procedurave përkatëse i dyshuari është liruar me urdhër të prokurorit në procedurë të rregullt gjyqësore, njofton Llapi.info
Përveq kësaj, në qytetin e Podujevës gjatë 24 orëve ka ndodhur një vjedhje e produkteve kozmetike në një dyqan.
Të dy fëmijët që kanë vjedhur këto produkte, të njejtat i’a kanë shitur një personi në një dyqan tjetër. Vjedhja ka ndodhur në Rrugën “Skënderbeu” dhe “produktet janë konfiskuar tek sa, ndaj këtyre të miturve janë duke u zbatuar procedurat përkatëse”, thuhet në këtë raport.
Llapi.info më heret ka raportuar edhe për një vjedhje të rëndë në Fshatin Kunushefc, ku sipas PK-së në Podujevë, është rrahur një grua dhe janë vjedhur ari e para me vlerë më shumë se 13 mijë frënga zvicerane./Llapi.info