Kanë filluar gjirimet e filmit “La Familia” të producentit Vjekoslav Katusi, pjesë e të cilit është edhe aktori me prejardhje nga Podujeva, Ismet Shala i njohur si Isa Zuki, njofton Llapi.info.
Ky film do të jetë i metrazhit të shkurtër dhe do të jetë konkuret për çmimin Oskar. Gjirimet e këtij filmi kanë filluar që nga 1 gushti. Këtë për Llapi.info e ka bërë të ditur aktori Zuki.
“Ka tri ditë që kemi filluar me gjirimet e filmit “La Familia”. Gjirimet jemi duke i bërë në Zagreb të Kroacisë”, tha Zuki për Llapi.info.
Ndër të tjera, ai ka theksuar se pjesë e këtij filmi do të jetë edhe një aktor me renome botërore mirëpo emrin e tij nuk mund t’a bëj publik pasi që ata dëshirojnë që të jetë surprizë për publikun.
Pjesë e këtij filmi janë edhe aktorë të tjerë të Hollywood si Igor Peqenjev, Michelle Monballijn, Maik Epple, Angelo Borer e të tjerë.
Zuki ka bërë të ditur se aktorja Michelle Monballijn është shprehur e kënaqur që luan në një film bashkë me aktor kosovar. Monballijn përshendet të gjithë shqiptarët dhe në shenjë respekti për ta ka bërë me duar edhe simbolin e shqiponjës të cilën mund t’a shihni në foto. /Llapi.info