Një person i kërkuar nga Policia e Kosovës është arrestuar dje rreth orës 8:30 në Fshatin Llapashticë të Podujevës.

Sipas raportit policor, personi mashkull K- shqiptar pas arrestimit është dërguar në burgun e Dubravës për vuajtje të dënimit prej katër muajsh, transmeton Llapi.info.

Arrestimi i personit të kërkuar është kryer në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë./Llapi.info