Një person i dyshuar mashkull K-Shqiptar është arrestuar në fshatin Pakashticë, të komunës së Podujevës, transmeton Llapi.info.

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh njofton se personi në fjalë është arrestuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Mirëpo, nuk është për e ditur arsyeja e kësaj urdhërese.

Sipas policisë, i arrestuar është dërguar për vuajtje të dënimit./Llapi.info