Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Podujevë, përmes një komunikate për media ka reaguar ndaj ndikimit të pushtetarëve në punësime, me ç’rast ka kritikuar edhe pushtetin lokal në Podujevë, përcjell Llapi.info
Sipas kësaj partie punësimet e bëra në Podujevë po bëhen sipas stilit të Adem Grabovcit nga ana e Agim Veliut.
Komunikata e plotë e AAK- së dega Podujevë:
Ndikimi i pushtetarëve në punësime! Është më tepër se fyese dhe diskriminuese përzgjedhja e njerëzve për t’i punësuar nga ana e pushtetarve qendrorë por jo vetëm e tyre pasi që në këtë domen hyjnë edhe klasifikimet e konkruruesve poashtu edhe nga ana e pushtetit lokal! Në qytetin e Podujevës me 78 fshatra, në asnjë rrethanë nuk ka mundësi të punësohet dikush në administratën komunale pa kaluar në aprovimin e ‘stilit/mënyrës së Adem Grabovcit’ nga ana e Agim Veliut! Kriter për tu punësuar në administratën shtetërore dhe atë komunale kandidati duhet ta ketë përcaktimin partiak, servilizmin, shërbimin për parti dhe klanin e partisë ( parti, lexo PDK dhe LDK), të ketë në bagazhin e tij shantazhin nga këto parti, të jetë gjysmëanalfabet dhe mbi të gjitha të ketë prirje kriminale për të vjedhë pasurinë shoqërore dhe të jetë ndërmjetësues i mirë në raport me bizneset private. Kjo mënyrë e përzgjedhjes së kandidatëve eleminon konkuruesin i cili ka përvojën, dijeninë, kualifikimin, shkathtësinë, etikën dhe moralin njerëzor, që krejt kjo mënjanon dhe fundosë vlerat e mirëfillta për të ndërtuar administratë të fortë shtetërore, e cila do ishte e barabart me shtetet e rajonit dhe të BE-së. Nuk është në pyetje Demarkacioni apo ndonjë kusht tjetër pse BE ende nuk ka lejuar liberalizimin e vizave, por është kjo strukturë qeverisëse dhe politikëbërëse e cila në çdo situatë vepron në kundërshtim të plotë me parimet e BE-së dhe botës së civilizuar. Edhe pse këto përgjime që kanë dalur tash dhe propagandohet se do të dalin në ditët në vazhdim kanë edhe një qëllim tjetër, kur jemi në këto momente shumë të fokusuar te demarkacioni i kufirit me Malin e Zi. Ne si degë e AAK-së patjetër që ngrejmë zërin që sa më shpejt të largohen nga pozitat qeverisëse këto parti, dhe të votohet e të vendosen parti politike që në vete bartin përgjegjësinë politike për të mirën e qytetarit dhe shtetit/komunës njëjëhësisht. Bashkimi Europian përmes misionit te vet që ka në Kosovë EULEX-it, ka njohuri shumë të mëdha se Kosova qeveriset nga njerëzit që gojën e kanë plotë Europianizim dhe Amerikanizim, ndërsa veprimet janë hiq më pak se të kohës së mesjetës, që i bjen se qeverisemi nga klane e grupe të interesit..Është koha e fundit që Kosova të ndryshoj ,ndryshimin ua kemi borxh fëmijve tanë.
AAK-Podujevë