Një person është arrestuar dje rreth orës 15:35 minuta në Fshatin Peran të Podujevës, pasi që i njëjti dyshohet të ketë shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu

Sipas raportit policor, tek i dyshuari janë konfiskuar një AK/47, dy pistoleta dhe një fishek kurse në vendin e ngajrjes janë gjetur 26 copë gëzhoja të armëve, njofton Llapi.info

“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në këtë raport./Llapi.info