Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë- Podujevë, përkatësisht në Fshatin Sibofc sot rreth orës 18: 05 minuta, njofton Llapi.info
Lajmin për aksidentin e ndodhur e ka konfirmuar Komandanti i Stacionit Policorë në Podujevë, Bekim Bislimi.
“Rreth orës 18:05 minuta kemi marrë një informacion për një aksident që ka ndodhur në Fshatin Sibofc. Nga ky aksident janë të lënduar dy persona. Njëri është i gjinisë femërore kurse tjetri i gjinisë mashkullore. Që të dy janë dërguar për trajtim mjekësorë në Emergjencën e Podujevës”, tha Bekim Bislimi për Llapi.info
Sipas Bislimit pas marrjes së informacionit për aksidentin e ndodhur njësitet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes./Llapi.info