Një person i dyshuar mashkull K/Shqiptar është arrestuar dje në fshatin Dumnicë të komunës së Podujevës, transmeton Llapi.info.

Policia e Kosovës në Raportin e saj 24-orësh njofton se personi i dyshuar ishte i kërkuar nga Policia dhe arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata.

I arrestuar është dërguar për vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës./Llapi.info