Emocionet e elitës së futbollit tonë rikthehen sot, pasdite, me ndeshjen Prishtina-Llapi.
Pas një pushimi të gjatë, futbolli ynë kthehet në aksion. Kampionati i ri nis sot me duelin mes prishtinasve dhe llapjanëve, sezon ky që pritet të jetë më i miri në Kosovën e pasluftës për shkak se kamponi i ardhshëm dhe fituesja e Kupës së Kosovës do të luajnë në Evropë.
Pikërisht dalja në Evropë është një motiv i madh për skuadrat tona që duket se janë përgatitur mirë për sfidat e reja.
Ballafaqimi mes Prishtinës, dhe Llapit pritet te jep lojë interesante, edhe pse në letër favorit është skuadra ‘bardhekaltër’ e cila është përforcuar mjaft mirë gjatë kësaj verë, madje, ata e treguan këtë në duel me Feronikelin një javë më parë kur fituan Superkupën e Kosovës.
Leci: Llapi luan bukur, por ne fitojmë
Mbrojtësi i majtë, Liridon Leci, ka thëse se Llapi ka ekip të mirë dhe luan hapur.
“Edhe pse mendoj se kemi luajtur lojë të mirë me Feronikelin, ka ende vend për përmirësim, sepse janë skuadër e mirë, por ne kemi luajtur mençur dhe shpresoj të vazhdojmë si në atë ndeshje dhe me ngritje e sipër të lojës sonë”.
“Llapi është skuadër e papërshtatshme, janë ekip i mirë dhe me përforcime dhe më pëlqejnë si skuadër, sepse nuk aplikojnë futboll të mbyllur, përkundrazi, luajnë hapur. Dhe, kjo është në të mirë të futbollit dhe vetë dy skuadrave. Sidoqoftë, unë pres normalisht start të mirë, lojë të mirë dhe tre pikë, duke e respektuar maksimalisht Llapin”, ka thënë para ndeshjes së nesërme, mbrojtësi, Liridon Leci.
Hyseni: Llapi shikon vetën, jo kundërshtarët
Në anën tjetër te Llapi ka optimizëm dhe Berat Hyseni beson ne rezultat pozitiv.
“Kemi një skuadër shumë të mirë që beson në vete. Kundër Prishtinës do të jetë një ndeshje e fortë, por ne nuk do të merremi me kundërshtarët. Kemi ekip dhe do të luajmë në çdo ndeshje për fitore”, ka thënë Hyseni për Gazetaolle.com.
Prishtina – Llapi
Kastriot(ish-Obiliq), ora 16:00
Gjyqtarë: G. Shala, S.Berisha, G.Mehmeti, I.Cerraviku
Më poshtë Formacionet e mundshme.
Prishtina