Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë në Podujevë një të dyshuar mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti në oborrin e një hoteli ka shtënë në ajër me armë zjarri, transmeton Llapi.info.
Policia njofton se njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armën-pistoletë e cal. 9 mm ndërsa, në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar 39 gëzhoja të cal. 9 mm dhe shtatë gëzhoja të cal. 7.35 mm.
Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Llapi.info