Pas një kohe relativisht të gjatë çmimi i derivateve të naftës sërish ka pësuar ngritje në Kosovë.
Çmimi i naftës dhe ai i benzinës, është ngritur në 1.10 cent gjegjësisht në 1.11 cent gjatë muajit të katërt të këtij viti, krahasuar me muajin paraprak, sa ishte 0.95 cent.
Kryetari i Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani në një prononcim për Indeksonline ka treguar arsyet e trendit të ngritjes së çmimit të derivateve.
Ai ka theksuar se kjo vije si pasoj e kuotës më të vogël të prodhimit të naftës, ku çmimin më pas e dikton Berza ditore.
“Sa i përket çmimit te derivateve kemi një rritje të lehtë. Por çmimin e dikton Berza ditore dhe organizata prodhuesve OPEK. Ne vitin e kaluar në këtë kohë çmimi i naftës ka qen 0.95 cen. Kjo sepse ka qenë kuota ndërkombëtare e prodhimit e madhe , ndërsa këtë kohë prodhimi i derivateve ka rënie dhe në mënyrë automatike kemi rritje te derivateve në globin ndërkombëtar dhe kjo ndikon edhe në Republikën e Kosovës”, ka thënë ai.
Berjani ka shtuar se qytetarët e Kosovës janë duke u shërbyer me derivate me çmim ma te lirë në regjion më të lirë se Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia.
“Maqedonia e ka pas çmim ma te lirë shkaku i akcizës e ka pas për 20 cent më të ulët se në Kosovë, por tash me vërejtjet e Bashkimit Evropian Maqedonia është detyruar ta rris akcizën, ku ka bërë që me naftë të jemi me çmim të barabartë por benzinën Maqedonia e ka më të shtrenjtë”, ka thënë Berjani.
Sipas tij qytetarët dhe bizneset s’kanë nevojë për panik se sepse janë duke u shërbyer me çmime reale.