I arratisuri Faton Hajrizi është përgjigjur kërkesës së nënës së tij për t’u rikthyer e për ta vuajtur dënimin.

Hajrizi në një lidhje direkte në Debat Plus tha se e ka dëgjuar nënën e tij në emisionin Frontal në T7 dhe thotë se do të rikthehet vetëm nëse ka një garanci nga shteti për trajtimin e duhur, dhe jo si thotë për malltretimet që i janë bërë.

“Kush më garanton mua që nuk më malltretojne që nuk më shtin nëpër qelija që më kanë ngre si qenin nëpër burgje, I vetmi burg që është sill mirë me mu është Dubrava. Unë du një garanci prej dikujt që nuk më malltretojnë qysh më kanë rreh e më kanë malltretu më kanë mbajt veq nëpër brek të letrës. Në Smrekonicë i kom pas malltretimet dhe provokimet më të mdhaja.Um kanë lidh për radiatorave dhe më kanë rreh”, tha Hajrizi.

Tutje, ai insiston duke thënë se nuk është kriminel.

“Që më kanë quajt kriminel, unë kriminel nuk jam dhe sjom kon kurrë kriminel i popullit tem, unë e kom vra rusin amo jo shqiptar. Për drenas veq ma kanë ngjit mu, krejt tjetër kush e ka bo atë punë, e din ata mirë, kush i ka bo ato sene”.

Kujtojmë se dje në emisionin ‘Frontal’ në T7, nëna e Faton Hajrizit Shehrije Hajrizi, i ka bërë thirrje atij që t’i dorëzohet drejtësisë.

Ajo ka thënë se nuk kishin vërejtur asnjë shenjë se i njëjti po planifikonte të arratisej, tashmë për të nëntën herë.

“Absolut, bile tha tri ditë e tri netë I kam, po një ditë e një natë e kom lanë mbas një jave me dal apet. Na kurrfarë s’kemi mujt me vërejt absolut”, ka deklaruar ajo.