Që një kohë asnjë dinar serb që vjen nga Serbia nuk po lejohet të hyjë në Kosovë.
E kjo për shkak të një vendimi të marrë nga Banka Qendrore e Kosovës.
E në krye të këtij institucioni – më i rëndësishmi financiar në Kosovë – është Ahmet Ismaili nga Podujeva.
Ai është vendosur në krye të BQK-së para 8 muajsh.
Por kush është Ahmet Ismaili?
Ahmet (Vehbi) Ismaili u lind në Podujevë, ku e ka kryer edhe shkollën fillore dhe te mesme.
Studimet universitare i vazhdoi në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Ekonomik, në Drejtimin Banka dhe Financa, me ç’rast për rezultatin e lartë të studimeve mori edhe çmimin ‘Student i Dalluar’ nga Universiteti i Prishtinës.
Është doktor i shkencave ekonomike, në drejtimin Banka dhe Financa, po në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.
Karriera e tij profesionale përmban mbi 18 vjet përvoje pune profesionale dhe në nivele të larta drejtuese dhe me rezultate të rëndësishme, në industrinë financiare dhe sektorin publik.
Karrierën profesionale e filloi në moshën 21 vjeçare, si bankier, të cilën e vazhdoi me rritje graduale në pozite deri në nivelet më te larta menaxheriale, në banka dhe sigurime, e deri tek pozitat me të larta drejtuese në sektorin publik, siç është ajo e Drejtorit te Thesarit te Shtetit, për një mandat të plotë. Ishte anëtar i Komitetit Kombëtar të Pagesave në BQK.