Virusi vdekjeprurës ka ngjallur shqetësime edhe në Kosovë.
Nuk ka vend për shqetësim Gjatë ditës së sotme në disa media u raportua se një rast që po trajtohet në QKUK, po dyshohet për infektim me koronavirus.
Këtë gjë e ka mohuar infektologu i kësaj klinike, Valbon Krasniqi, i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë rast që dyshohet se është infektuar me këtë virus.
“Mund të konfirmoj se në Klinikën Infektive nuk kemi asnjë pacient të dyshuar me koronavirusin e ri”, ka deklaruar Krasniqi për rtv21.
Deri më tash janë raportuar 306 vdekje nga virusi korona, e mbi 11 mijë persona, shumica e tyre në Kinë, janë infektuar me këtë virus.