Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në Televizionin 7 ka folur mbi procedurat e zgjedhjes së presidentit. Ai tha se secili deputet ka të drejtë vote përfshirë këtu edhe Vjosa Osmanin dhe Nasuf Bejtën që janë kandidatë për këtë pozitë, shkruan Gazeta Express.

Ai deklaroi se vota është e fshehët dhe të të gjithë deputetët e kanë të drejtën që të votojnë qoftë edhe për veten e tyre.

“Meqenëse votimi për presidentin është votim i fshehët i bie që praktikisht se nuk dihet se kush e ka votuar kë. Kështu i bjen që edhe zonja Osmani por edhe të tjerët kanë të drejtë vote për zgjedhjen e presidenti. Përndryshe nëse do t’i ndalohej është shkelje e të drejtave të saj”, ka thënë ai në T7.

Përndryshe sot pritet që të thirret seanca për votimin e presidentit