Nuk ka shumë vite që është hapur shkolla fillore “Ibrahim Rugova” në Podujevë. Përkundër faktit që kjo shkollë është e re duket se ka mungesë në inventarët e saj. Pasi fëmijëve të shkollës po u kërkohen para për të blerë pajisjet e nevojshme për të cilat ka mungesë shkolla.

Së fundmi nxënësve u janë kërkuar para për të blerë perde.

Sipas prindërit të një nxënësi të kësaj shkolle kjo gjë është e tepërt. Ai tregon që përveç perdeve fëmijëve të tij u janë kërkuar para për të blerë edhe doreza të dyerve si dhe veshje solemne për aktivitetve të ndryshme.

“Une për veti jom lodh se 6 fëmijë i kemi në shkollë e secilit me lyp pare, neve po na kushton shumë”- tha ndër të tjera ky prind.

Mirëpo zëvendësdrejtori i kësaj shkolle, Sheqir Krasniqi, tha se janë prindërit ata që kanë vendosur t’i blejnë perdet pasi që disa klasë të shkollë janë të ekspozuara ndaj rrezeve të diellit.

“E dimë që ka nisma të tilla sepse jemi njoftuar në kuadër të Këshillit të Shkollës është diskutuar kjo çështje nga radhët e prindërve që e kanë inicuar, ne nuk e kemi penguar se nuk kemi as të drejtë pengese. Dmth krejt çka është çështja që prindërit vet kanë mbajt takime të rregullta në nivel të klasëve, në nivel të Këshillit të Shkollës dhe kanë marrë nisma për sigurimin e perdeve për shkollën.” tha Krasniqi për Llapi.info.

Ndërsa për aktivitet jashtë mësimore sipas zv.drejtorit Krasniqi kujdestarët e klasëve bisedojnë me prindërit dhe arrijnë marrveshje nëse do të shpenzojne ose jo për atë aktivitet.

“Zakonisht prindërit konsultohen me kujdestarin e klasës për ndonjë aktivitet të jashtë mësimor që mund të ketë dmth për çështjen e festës së abetarës për çka edhe realisht po flisni nëse prindërit e kanë ndonjë dëshirë eventuale e shohin diqka si të mundshme për me u realizue ne spektin financiar psh për veshje. Ajo mund të bëhet mirëpo jo në formë të obligueshme.”

Gjithashtu ai theksoi se Drejtoria e Shkollës nuk ka qasje në këto çështje përveç që na normalisht bëjmë mbikqyrjen eventuale për ndonjë shkelje të rregulloreve ose ligjeve të arsimit që i dëmton fëmijët ose e kushtëzon dikënd./Llapi.info