Një vrasje e rëndë dhe një plagosje ka ndodhur dje në fshatin Zllakuqan të Lipjanit.

Si pasojë e plagëve të marra nga thika, ka vdekur një burrë teksa një i mitur është plagosur.

Policia ka njoftuar sot se ka arrestuar dy të dyshuar, teksa në vendin e ngjarjes është konfirmuar një thikë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit e lartcekur janë dërguar në mbajte, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Lipjan / 07.08.2024-12:10. Në lidhje me rastin e lartcekur, dyshohet se si pasojë e lëndimeve vdekjeprurëse të shkaktuara nga mjeti i mprehtë-thikë, ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Pas veprimeve policore janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, përderisa si provë materiale është konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit e lartcekur janë dërguar në mbajte, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Sipas raportimeve të media, deri tek ngjarja tragjike ka ardhur pas një përleshje rreth një video të publikuar në “Tik Tok”. Agim Xani, 57-vjeçar, ka mbetur i vdekur dhe i biri i tij përreth 15 vjeç është plagosur.

Xani nuk arriti t’i mbijetonte plagëve nga therja me thikë që mori.