Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK)- Dega në Podujevë ka njoftuar se një numër i të rinjve kanë aderuar në këtë parti.
Përmes një komunikate për media, ata kanë thënë se me këtë rast e kanë formuar edhe nëndegën e AAK-së në fshatin Batllavë të Podujevës, shkruan Llapi.info.
“Në kuadër të aktiviteteve të AAK-së, Dega në Podujevë, ne ishim në fshatin Batllavë ku aderuan shumë anëtarë të rinj dhe njëkohësisht u themelua nëndega në kuadër të Aleancë së të rinjve (ARK) dhe u zgjodhën strukturat udhëheqëse të kësaj nëndege”, thuhet në këtë komunikatë.
Sipas tyre, AAK- ja gjatë këtij takimi në Batllavë kanë diskutuar edhe për problemet që ky fshat ka.
“Kërkesat e këtij fshati gjithherë kanë rënë në vesh të shurdhër dhe se janë vizituar vetëm në kohë zgjedhjeve duke abuzuar pamëshirshëm me votën e tyre. Nga sot Batllava me vendosmëri i dhanë mbështetje të fuqishme AAK-së. Nga Kryesia e Degës së AAK-së në Podujevë prezent ishin nënkryetarët Shaban Mulolli dhe Nexhat Llumnica, anëtarët e Kryesisë Patriot Rudari, Hamdi Hasani dhe nga Aleanca e Gruas, Dega në Podujevë, Igballe Maliqi”./Llapi.info