Këshilltari komunal i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Dega në Podujevë, Nexhat Llumnica ka thënë se Drenasi në balotazh do ta bëj ndryshimin, raporton Llapi.info.

Sipas tij të gjithë ata që nuk e kanë pëlqyer PDK- në në zgjedhjet e sotme e donë ndryshimin në këtë komunë.
“Drenasi në balotazh do ta bëjë ndryshimin sigurt nuk duron dot më. Kjo është Drenica që ne e njohim,nuk i përkulet askujt. Unë po e kuptoj Memlin,por e vërteta është që të gjithë ata që e kanë pëlqyer PDK-në e kanë votuar kurse ata që nuk e kanë pëlqyer patjetër e dojnë ndryshimin”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Llumnica.

Drenasi sot ka votuar për kryetar komune ku sipas KQZ- së nga rezultatet preliminare kjo komunë do të shkoj në balotazh për kryetar komune ku do të jenë vetëm dy kandidatë, Ramiz Lladrovci nga PDK me 45, 54% dhe Isa Xhemajlaj nga NISMA me 26,56%./Llapi.info