Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës- Dega në Podujevë, përmes një komunikate për medie i ka përkujtuar kryetarit të Komunës së Podujevës, Agim Veliut, premtimet e bëra për fermerët e mjedrës në Podujevë, transmeton Llapi.info.
Sipas kësaj partie e gjithë ajo që ishte thënë nga Veliu po del të jetë vetëm një deklaratë e asgjë më shumë.
Ja edhe komunikata e plotë e AAK- së
KULTIVUESIT E MJEDRAVE MES ZHGENJIMIT DHE SHPRESËS
“Kjo kulturë është krenari dhe brend i këtij qyteti, ngase falë punës për kultivimin e saj shumë familje po i sigurojnë të ardhurat me të cilat mbajnë familjet e tyre, dhe po angazhojnë shumë punëtorë sezonal, prandaj si e tillë kjo veprimtari meriton të trajtohet me dinjitet” pat deklaruar Kryetari Agim Veliu vitin e kaluar duke premtuar edhe mbrojten e qmimit ndihme edhe me te madhe per fermeret.
E gjithë kjo na del se ishte vetem nje deklartë dhe heshtja nëpër të cilën po kalon problemi i fermerve llapjan duket se do të thyhet vetem nese do të kemi zgjedhje apo ndonjë fushatë elektorale.
Fermerët Llapianë të mjedrave janë afër zhgenjimit dhe heqjes dorë nga vazhdimi i kultivimit të kulturës së mjedres, kjo po ndodh jo per shkak të mos gadishmerisë për të punuar, por për shkak të shumë problemeve që kanë hasur në veçanti vitin e kalur për ta shitur këtë kulturë. Një fermer pohon që në fillim mbledhja ( grumbullimi i mjedres ) filloi me qmim 1.60 euro, dhe kaloi shumë pak kohë kur filloi të bie çmimi ku arriti 1 – 1.20 eu/kg, qmim ky që kishte variuar vitin e kalur.
Sezona e vitit të kalur ka perfunduar ka mesi i Tetorit, por shumë fermer ende nuk kanë marrë të ardhurat nga shitja e tyre.Ata vazhdojnë të presin duke besuar në premtimet e Blersëve dhe duke pritur strategjinë e qeverise komunale për sezonën e ardhshme nëse veq do ta ketë.
Ne si AAK/dega në Podujevë kërkojm që qeveria komunale të marrë përsipër obligimet e veta karshi qytetarve në veqanti të respektoj dinjitetin e Fermerve duke u dal në ndihmë edhe me mbrojtje ligjore dhe jo vetëm të ndermjetsoi në ndarjen e subvencioneve,, kur tashmë është dëshmuar se me punën e këtyre fermerve varet ekonomia dhe mirëqenia e familjeve tona në komunën tonë.
Kërkojmë nga Kryetari i Komunes që të takojë drejtuesit e Pikave Grumbulluese dhe në bashkëpunim me ta ta gjejë një zgjidhje që sa më shpejt të eksportohen mjedrat edhe fermerët të paguhen për mundin e tyre.
Njëherit kërkojmë që Kryetari në bashkepunim me Pikat Grumbulluese të hartoj plan strategjik për vitin 2017,që në mendjet e kultivuesve mos të sillet problemi i qmimit apo i shitjes së produktit por ata me këtë plan ta kenë të garantuar vendin dhe qmimin e shitjes dhe të mund të mendojn vetëm për kultivimin dhe rritjen e prodhimit. Besojmë që me këtë plan të mos ketë vend për thashethemat që veq po qarkullojn e që shpresojmë që nuk do të jetë e vërtetë ajo që po flitet, se çmimi këtë vit do të sillet nga 0.50 – 0.70 cent per Kg.
Kryetari i Komunës në një intervistë, kulturën e mjedrës e pat quajtur Ari i Kuq, dhe për këtë arsye kërkojmë që Kryetari shumë shpejt të dalë me ndonjë njoftim për fermerët Llapian se çfarë do të bejë komuna në këtë drejtim. Vetëm ta rikujtojmë Kryetarin që nëse, 500 Ha, do të mbjellen me mjedra në territorin e LLapit atëherë i bie 3000 qytetarë janë të angazhuar me punë në këtë kulturë ,kjo i bie që tani kultivimi i mjedrës është industri në vete,dhe për këtë shpresojmë dhe besojmë që Komuna ka një plan për ta shpëtuar këtë Industri.
Ne si AAK dega në Podujevë do të përkrahim dhe do të ndihmojm në qfardo forme të mundshme qoftë edhe me plan strategjik të hartuar nga ekspertët tanë dhe me gjithqka që është brenda mundësive tona dhe në interes të fermerve dhe gjithë qytetarve duke mos harruar se përgjegjsia i takon pushtetit aktual komunal.