Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Dega në Podujevë, Fatmir Humolli, përmes një komunikate për media ka ftuar qytetarët që t’i bashkangjiten protestës së nesërme të organizuar nga AAK dhe Nisma, transmeton Llapi.info.

“Të protestojmë e të kundërshtojmë fuqishëm çdo të keqe që po cënon dinjitetin tonë”- thuhet ndër të tjera në këtë komunikatë.

Kjo është komunikata e plotë e AAK-së Dega në Podujevë dërguar mediave:

“Në ketë kohë kur thuajse cdo ditë përkujtojmë nga një dëshmorë, bashkëluftëtarë, shokë të luftës e shokë të idealit. Të vrarë për një Kosovë shumë larg nga kjo që po e jetojmë, një Kosovë ndryshe nga kjo qe po rrënohet dita ditës, ku shpresa e vetme e qytetarit është ikja sa më larg saj!
I shoh të krenohen para përmendoreve të shkatërruara dhe pa asnjë përkujdesje, të cilat shumë dëshmorë nuk i kan fare.. përgjegjësit kryesorë të kësaj gjendjeje duke hedhur prap hi syve tek qytetarët.
E kemi provuar deri tani, të qëndrojmë pasiv dhe të shpresojmë se ndoshta i’u është bërë boll, ndoshta janë mbushur mend dhe nuk i sjellin të këqija më këtij vendi, ndoshta tash e tutje nuk do mendojnë vetëm për xhepat e tyre..por jo, nuk ka limit për ta.
E drejta e tyre përfundon aty ku fillon e drejta jonë, e drejta për të kundërshtuar këtë gjendje mjerimi, këtë gjendje trishtuese për brezat e rinjë pa asnjë perspektivë për të ardhmen. Në arsimim e shëndetësi, me një ekonomi të rrënuar e në një shtet që ende nuk e kontrollon një pjesë të territorit të vet dhe prap tenton të falë tjetër territor dhe t’ia mundësoj armikut të futet edhe legalisht brenda Republikës sonë përmes marreveshjeve antikushtetuese.
Prandaj, të protestojmë!
Të protestojmë e të kundërshtojmë fuqishëm cdo të keqe që po cënon dinjitetin tonë. Eshte koha të dëgjohet zëri i sovranit, është koha që ne të pyetemi për veten tonë, të iu tregojmë se është bërë boll dhe ne nuk durojmë më, të iu tregojmë se këtu sundon populli e jo individi!
Ky është shteti jonë demokratik!
Me 14 Maj, ora 14:00, te gjithe se bashku do e kerkojme ndryshimin!”