Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega Podujevë përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se në selinë e AAK-së është mbajtur mbledhje e jashtëzakonshme pas dorëheqjes së kryetarit të AAK-së në Podujevë Fatmir Humolli, raporton Llapi.info
Në këtë informatë thuhet se AAK në Podujevë, do të vazhdojë me kuadro në punë dhe me aktivitete të tjera.
“Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dje u informuam përmes mediave për dorëheqjen e kryetarit të degës së Aak-së. Ne sot patëm mbledhjen e jashtëzakonshme në të cilën diskutuam lidhur me situatën aktuale në degë ku të gjithë njezeri u pajtuam te vazhdojmë me AAK-në tani pa pengesa. Tani do të vazhdojmë me kuadro dhe profesionalizëm në punë dhe aktivitete. Me respekt kryesia e AAK-së dega në Podujevë.” thuhet në komunikatën e AAK-së./Llapi.info