Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Podujevë që nga sot do të ketë dy përfaqësues në Asamblenë Komunale në Podujevë.
Në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur sot në Komunën e Podujevës, është bërë inaugurimi dhe betimi i këshilltares së re nga AAK Tringë Sfishta, shkruan Llapi.info.
Sfishta ka ardhur në vend të ish- këshilltares Mrika Thaçi e cila tashmë është emëruar si drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Podujevë (DKRS)
Sipas AAK- së në Podujevë, Tringa Sfishta këtë vend e ka zënë pasi që në zgjedhjet e fundit 2013 ajo ishte më e votuara për të zënë një vend në Kuvendin Komunal./Llapi.info