Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Podujevë është përfshirë në polemikat e fundit që patën PDK dhe LDK në Podujevë lidhur me ndërtimin e shtëpive në “Lagjen e Dëshmorëve” në Balloc, njofton Llapi.info.

Lexo: PDK e Podujevës: Veliu, meritat e tjerëve i merr për vete

Lexo edhe: Veliu i kundërpërgjigjet PDK- së: Jam i lumtur që idetë tuaja nuk u realizuan asnjëherë

Në një komunikatë për medie, asamblisti komunal i AAK- së, Nexhat Llumnica ka thënë se është e turpshme se si këto dy parti po tentojnë ta politizojnë këtë çështje./Llapi.info

Ja reagimi i plotë i Llumnicës:

Të nderuar qytetarë të Komunës së Podujevës

Më të vërtetë me vjen shume keq kur po i shoh polemikat në mes të LDK-së dhe PDK-së se kush qenka meritori për ndërtimin e shtëpive në Lagjen e dëshmorëve në Ballofc.
Këto dy parti fare nuk ndiejnë keq ardhje për familjet e dëshmorëve,invalidëve, veteranëve si dhe skamnorëve që kanë jetuar në një gjendje të rëndë dhe kushte shumë të vështira për jetë!
Tanimë është bërë një punë e mirë për ketë lagje pikërisht nga taksat e qytetarëve,kurse partitë politike LDK dhe PDK hiq pa ju ardhur keq bëjnë polemika se kush i paska meritat për ndërtimin e këtyre shtëpive.
Kjo tregon qartë se këto parti politike të cilat kanë koalicion në nivel vendi nuk kanë bërë asgjë që ata banorë të kësaj lagjeje të kanë një jetë më të mirë,por e paskan bërë për përfitime politike.
A ka ma te turpshme se sa të tentojmë ti politizojnë edhe dëshmorët duke i shantazhuar familjet e tyre.
Dëshmorët nuk luftuan për partitë e juaja ata dhanë jetën për popullin e lirë.