Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Podujevë përmes një komunikate për media ka përshëndetur arrestimin e gjenerall kolonelit serb Milovan Bojoviç, përcjell Llapi.info.

Në këtë komunikatë thuhet se llapianët në çdo kohë janë treguar përgjegjës dhe me vetëdije të lartë kombëtare dhe qytetare për t’i eleminuar të gjitha të këqijat që i kanosen trevës tonë dhe Kosovës në përgjithësi.

Kjo është komunikata e plotë e AAK-së, dega në Podujevë:

“Duke u bazuar në veprimin e fundit të policisë së Kosovës, Policisë Kufitare dhe asaj të stacionit policor të qytetit të Podujevës si dhe bashkëpunimi i qytetarve Llapian, lidhur me arrestimin e gjeneral kolonelit serb Bojoviq, AAK në Podujevë përshëndetë këtë veprim të përbashkët të gjithë atyre që ishin akter të këtij akti kombëtar. Llapianët në çdo kohë janë treguar përgjegjës dhe me vetëdije të lartë kombëtare dhe qytetare për t’i eleminuar të gjitha të këqijat që i kanosen trevës tonë dhe Kosovës në përgjithësi. Dhe kjo u dëshmua edhe në rastin e arrestimit të zyrtarit serb i cili ishte në poste udhëheqëse në ushtrinë serbe para dhe në kohën e luftës në Kosovë. Është brengosës fakti që nuk patëm asnjë reagim nga autoritetet komunale dhe këshilli/organi i sigurisë komunale lidhur me rastin konkret, e aq më shumë është brengosës fakti se kryetari Veliu dhe e tërë trupa e tij qeverisëse nuk kanë plasuar asnjë informacion/dëshmi shtesë (aq sa dijmë ne) që kriminelit serb t’i ngritet kallëzimi penal për veprimet e tij kundër popullatës shqiptare. Konsiderojmë se kjo qeveri lokale aspak nuk është pranë nevojave të qytetarëve dhe organeve tjera të sigurisë dhe organeve ndjekëse-prokurorisë, dhe si e tillë është joefektive dhe jofunksionale. Qytetarët llapian meritojnë organe qeverisëse ku në çdo kohë mund t’i dalin në ndihmë secilit dhe të japin kontributin e vet në promovimin, respektimin, mbrojtjen dhe zbatimin e ligjit.”

12962629_998242173599717_369150027_o