Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës AAK, dega në Podujevë në një komunikatë për media kanë akuzuar Qeverisjen aktuale në Komunën e Podujevës, përcjell Llapi.info.
Nexhat Llumnica përmes kësaj komunikate tha se që nga paslufta asnjë herë Komunarve në Podujevë deri më tani nuk i ka interesuar fare gjendja e qytetarit.
Kjo është komunikata për media e AAK-së dega në Podujevë:
“Qeverisja në Komunën e Podujevës nuk i përket fare interesit qytetarit.
Që nga paslufta asnjë herë Komunarve në Podujevë deri më tani nuk i ka interesuar fare gjendja e qytetarit.
Për qytetarin ata janë kujtuar vetëm kur i janë dashur vota e tij. Me paranë dhe votën e tij është abuzuar në mënyrë të pamëshirshme. Si rrjedhojë kemi një jetë shoqërore të degraduar në çdo aspekt dhe në të gjitha sferat e shoqërisë.
Qeverisja në Podujevë karakterizohet me një papërgjegjësi, paaftësi, servilizëm të padurueshëm.
Ekonomia karakterizohet me anarki e korrupsion.
Jeta sociale karakterizohet me varfëri të skajshme, papunësi e paperspektivë.
Arsimi e është në një gjendje të mjerueshme.
Jeta kulturore e shpirtërore e qytetarit karakterizohet me një degradim të plotë moral, e kështu me radhë.
Si pasojë e kësaj gjendjeje ne sot kemi një zhgënjim të qytetarit jo vetëm në këtë apo atë drejtori , por në qeverisjen në përgjithësi.
Ne AAK-ja në Podujevë konsiderojm se ky besim i humbur i qytetarit mund dhe duhet të kthehet,dhe ai kthehet vetëm duke e marrë përgjegjësi për shpenzimet e paras publike,të krijojmë mundesi dhe hapsiren për investime e punësime .
Në pjesën e veprimtarisë sonë në jetën shoqërore, në angazhimin tonë për përmirësimin e jetës së qytetarit, AAK do të përqendrohet:
– ekonomi,
– arsim,
– shëndetësi,
-bujqësi dhe blegtori
-urbanizim,
– çështje sociale
– mbrojtje të ambientit
-kultur rini dhe sport
Për secilën nga këto çështje, AAK në Podujevë është duke krijuar grupe punuese të ekspertëve dhe do të hartojë me kohë edhe platforma të veçanta.”/Llapi.info