Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Podujevë ka akuzuar komunën e Podujevës e veçmas kryetarin e komunës së Podujevës Agim Veliun nëpërmes një komunikate për media, përcjell Llapi.info.

Këshilltari i AAK-së, Nexhat Llumnica, i sapo ateruar në këtë parti nëpërmjet kësaj komunikate ka thënë se shkaku i keqmenaxhimit të buxhetit të komunës, qytetarët e Podujevës kanë një standard shume të ulët jetësorë.

“Të nderuar qytetarë të Podujevës sot, kur të gjithë qytetarët e Kosovës po përballemi me papunësinë dhe degradim ekonomik nga keqqeverisja e vendit,ne qytetarët e Podujevës jemi në nje standard shumë të ulët jetsorë për shkak të keqmenaxhimit të buxhetit të Komunes sonë.”- thuhet në komunikatë.

Gjithashtu Llumnica thotë se kreu i komunës po bënë investime në vendet ku mund ti mbushin xhepat e tyre në përmes tenderëve më operatorë të afërt me pushtetin.

“Kreu i komunës në vend se të mendojë të ngrisë vende të reja të punës, si dhe ti favorizon bizneset të cilat shtojnë numrin e punëtorëve,bën investime në vendet ku mund ti mbushin xhepat e tyre në përmes tenderëve më operatorë të afërt me pushtetin,si dhe bën shpënzime të mëdha luksoze.”

Sipas kësaj komunikate, përkundër përmirësimeve të vogla të jetës së qytetarëve në Podujevë, bazuar në buxhetin e komunës, qytetarët e Podujevës meritojnë një zhvillim dhe punësim shumë më të madh.

“Ne meritojmë një trajtim më të mirë me projekte konkrete për punësim në Sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë.
Ne kemi dhënë disa herë rekomandimet projekt buxhetin e komunës në mënyrë që të jetë një buxhet për zhvillim dhe punësim, mirpo kemi hasur në vesh të shurdhër.”- ka thënë Llumnica përmesë kësaj komunikate.

Sipas Llumnicës tani AAK ka shumë profesionist të ri dhe ka mundësi për projekte të reja për punësim në këtë Komunë./Llapi.info