Dega e AAK-së në Podujevë ka mbajtur takim me përfaqësues të nëndegëve me ç’rast kreu i kësaj dege Fatmir Humolli para përfaqësuesve të nëndegëve foli për gjendjen aktuale në Kosovë pas arrestimit të Ramush Haradinaj, njofton Llapi.info.
Në takim Humolli tha se populli shqiptar gjithëherë është fuqizuar kur është arrestuar apo çfarëdo fatkeqësie që ju ka ndodhur Heronjve të vendit, marrë parasysh edhe në kohen e Adem Jasharit kur ai ka rënë deshmor me gjithë familjen.
Sipas tij edhe në atë kohë ajo ngjarje popullit i dha shpirt dhe u nisen drejtë ndryshimeve,kunder okupatorit Serb dhe ju bashkuan Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Sot kur arrestimi i Heroit Ramush Haradinaj ndodhi, vërtetë i gjithë populli shqiptar është aktivizuar dhe njekohesisht le te kuptohet se ka një përkrahje të fuqishme”, tha ai.
Mes të tjerash Humolli tha se edhe tani është duke ndodhur e njejta gjë ku në AAK kanë ndodhur aderime dhe anëtarësime të reja.
“Edhe në AAK është duke ndodhur e njëjta gjë që janë duke aderuar shumë anëtarë të rinj, dhe AAK vetëm se po fuqizohet edhe pse duket se arrestimi i Ramush Haradinaj nuk është i rastësishëm dhe është berë me qellim qe të pengojë aspiratat e popullit shqiptar”, tha Humolli.
Ditë më parë në Degën e AAK-së në Podujevë janë anëtarësuar 113 anëtarë të rinjë./Llapi.info