Anëtari i PDK-së, Menduh Abazi ka komentuar zhvillimet e djeshme në Kuvendin e Kosovës, të nxitura nga një nismë e Lëvizjes Vetëvendosje për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje.

Abazi e ka quajtur Kurtin “përbindësh politik”, i cili sipas tij po shantazhon një popull për ego personale.

Sipas Abazit mosdorëzimi i opozitës përballë këtij presioni është lajm pozitiv, derisa ka thënë se për zhvillimet e djeshme në Kuvend, duhet të reagojnë edhe vendet e Quintit.

“Një përbindësh politik po shantazhon një popull për ego personale. Mirë që opozita nuk po i nënshtrohet dhe nuk do të duhej t’i nënshtrohej asnjëherë një pëbindëshi të tillë sepse ai më nuk do të ndalej dhe vendin tonë do ta kthente në një kopsht personal për përmbushur egot e tij personale. Kosova nuk është e asnjë lideri politik e aq ma pak e një pretendeti për tu bërë lider suprem. Quinti do të duhej të reagonte për këtë përbindësh politik dhe jo të mbesin vetëm shikues të kësaj tragjikomedie. Secili që e ka përkrahë këtë lider politik do të duhej tashmë të bindej se ai nuk e ka hallin e tyre as për të siguruar vaksinën anticovid, as rimëkëmbje ekonomike, as punësim e drejtësi ai ka hallin e vet dhe ai nuk din të qeverisë. Zgjedhje po e nënshtrim asnjëherë”, shkruan Abazi.