Lidhja Demokratike e Kosovës, ka organizuar konferencë me titull “Rugova dhe Perëndimi’, ku po marrin pjesë shumë emra të shquar, mes tyre edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në fjalnë e tij tha kështu:
“Nuk do të arrij asnjëherë që përmes fjalëve ta përshkruaj ndjenjës e lirisë.
Do të kem qenë me fat, që jetuam një mundësi të tillë.
E kam të vështirë t’ua shpjegoj vajzave të mia dhe gjeneratave të tyre, që lirinë e marrin si të mirëeqenë, që nuk kishin nevojë ta dinin mungesën e saj.
Sot pikërisht për shkak të sakrificës së tyre, renditjes së yjeve politike në skenën botërore, unë dhe secili prej jush sot këtu duhet të kuptojmë mësimin e vetë lirisë, aq të shtrenjtë, mbi të gjitha te kapërcimi i vlerave që na sollën këtu.
Kjo e ardhme, na vjen e skicuar dhe projektuar në fjalë të atit themeltar të Republikës së Kosovës, presidentit historik Ibrahim Rugova, Kosova e pavarur, vend në BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA.
Është Ibrahim Rugova dhe Perëndimi që na u gjendën në orët më të rënda.
Për Rugovën si prijës historik, kanë folur e kemi folur në secilin rast tonin.
Udhëheqësi i shkrimtarëve të Kosovës, e njohësi i qytetërimit perëndimor, përafroi vlerat e perëndimit me vlerat e popullit të tij.
Rugova nuk ishte pro perëndimor, sic mund të thuhet shpesh në fjalorin politik, ai ishte perëndimor në vetë kuptimin e fjalës.
Nuk ishte pro perëndimor, ishte perëndimor në bindje, në besim dhe sjellje.
Ai besonte në këtë filozofi dhe oskidentalizmi ishte identiteti i tij.
Besonte te kultura si identitet, si thelbi i asaj cka ishte Evropa.
Dishepulli i kësaj filozofie ishte ndjekës i Skënderbeut dhe Pjetër Bogdanit.
Rugova e mendonte Kosovën si një bashkësi perëndimore, Rugova ishte perëndimor autentik. E dëshmonte me studime e veprime politike, kudo e kurdo.
Rugova veproi në një kohë të thyerjeve të mëdha, kur po shembej Muri i Berlinit e Ballakni po i kthehej kasaphaneve të mëdha.
Ai kthehet në veprimtar politik duke ndjekur shembullin politik.
Ai zgjodhi pacifizmin dhe sjelljen e lirë.
Sabri Hamiti, akademik, thotë vetë kam shkruar se Ibrahimi është një njeri, mandej promovues i letërsisë në kulturën shqiptare, mandej që është presidenti historik i Kosovës, kurrkush deri tani nuk i ka kundërshtuar këto.
Më thellë bëhet i ngjashëm me Ismail Qemalin që ngriti flamurin, e me Naimin që predikonte mirësinë universal në një situatë te egërsimit e i ngjashëm me Fishtën në përmbysjen e së keqes për hir të humanitetit e idealizmit kombëtar”, tha Abdixhiku.