Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka thënë se autostradë e Anamoravës do të bëhet.

Ai deklaroj se kjo do të bëhet sipas ligjeve në fuqi dhe buxhetit të vitit 2020.

Ndër tjera, përmes një statusi në Facebook, Abdixhiku u shpreh se sot është takuar edhe me zyrtarët e Bankës Botërore, me të cilët është dakorduar që të përshpejtojnë marrëveshjen për kredi.

Statusi i tij i plotë:

Autostrada e Anamoravës do të bëhet dhe pikë. Brenda këtij mandati qeverisës. Është pika e parë infrastrukturore e programit të qeverisë së re. Por do të bëhet sipas ligjeve në fuqi. Sipas Buxhetit 2020! Me ligj dhe mirë.

Dhe jo vetëm autostrada për Anamoravën. Sot takova zyrtarët e Bankës Botërore. U dakorduam të përshpejtojmë marrëveshjen për kredi që kishte mbetur në harresë. 60 milionë euro investime në ujëra për ndërtimin e digave në regjionin e Gjilanit dhe kështu adresimin e problemit të thatësisë njëherë e mirë.