Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes një video është shprehur se duhet të vendosim nesë do ta vazhdojmë rrugëtimit tonë tradicional apo po e dorëzojmë Kosovën tek e majta.

Sipas Abdixhikut, në politikë nuk jemi për me u anku, por jemi për me dhanë zgjidhje.

“Ne duhet të vendosim, a po i kthehemi rrugëtimit tonë tradicional apo po e dorëzojmë Kosovën tek e majta e tek ata që edhe na prishin me aleatë, as nuk bëjnë zhvillimin ekonomik, edhe i largojnë njerëzit prej Kosovës edhe mbesin gjithë ditën tu u anku se çka ka ndodhur për 20 vitet e kaluara.

Në politikë nuk jemi për me u anku.

Në politikë jemi për me dhanë zgjidhje.

Mos me u përmend fjala luftë në Kosovë, por me u fol për të ardhme, për investime, për vende të reja të punës, për arritje të popullit shqiptar, jo për frikë, jo për luftë.

E duhet të bëjmë përpjekje sot, sidomos tash për 4 muajt e ardhshëm që zani ynë i djathtë të shpërndahet gjithandej Kosovës.

Që njerëzit ta kuptojnë që Kosova bashkë me aleatë, në NATO, është interes historik dhe kombëtar i këtyre njerëzve, i këtij vendi”, ka thënë Abdixhiku.