Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka inspektuar sot rrethrrotullimin në Veternik, për të përcjellë nga afër punimet që po bëhen në këtë anë.

Përgjatë kësaj vizite, ministri Abdixhiku deklaroi se punimet do të përfundojnë në fillim të muajit mars.

“Kam dalë për të inspektuar punët dhe për të parë dinamikën e re që duhet krijuar me qëllim të përfundimit të asaj që i them rrethrrotullim, por është qasje e disa rrugëve. Kemi paralajmëruar se dinamika varet nga kushtet atmosferike dhe sipas planit të punës planifikojë që të marrë fund rreth majit ne kemi pasur disa takime me zyrtarët dhe inxhinierin për të përshpejtuar këtë dinamikë se kjo është lidhje për kryeqytetin e çdo vonesë shkakton dëme për të, jo për shkak të kontraktimit, por për shkak të kushteve atmosferike. Mua më njoftuan se në fillim të marsit do të bëhet hapja e kësaj qasjeje, rreth një muaji nën kushtet e mira atmosferike”, tha Abdixhiku, transmeton Indeksonline.

Kurse menaxheri i projektit, Zijadin Mehmeti tha se aksi kryesor Prishtinë-Ferizaj dhe autostrada, do të lirohen për qarkullim në fillim të marsit.

“Planifikojmë që në fillim të marsit të aktivizojmë aksin kryesor për qarkullim varësisht prej kushteve klimatike. Aksi kryesor Prishtinë-Ferizaj edhe autostrada do të lirohen”, tha ai.